KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në stacionet e pompave.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie, ndërprerja ka prekur stacionet e pompave Rahovec 1 dhe 2, si dhe zonat përreth tyre.
Po ashtu, pa furnizim me ujë kanë mbetur edhe zona e Hereqit, Palabardhit dhe një pjesë e fshatit Dujakë.
“Furnizimi me ujë do të rikthehet pas stabilizimit të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ndërsa rikthimi i furnizimit me ujë varet nga stabilizimi i energjisë elektrike në zonat e prekura. /Telegrafi/