Foda para ndeshjes me Izraelin: Jemi gati, mund të ketë edhe ndonjë befasi në skuadër

Foda para ndeshjes me Izraelin: Jemi gati, mund të ketë edhe ndonjë befasi në skuadër

Written by

in

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist para përballjes së së shtunës ndaj Izraelit, në kuadër të UEFA Nations League.

Në konferencën për shtyp, ku ishte i pranishëm edhe futbollisti Dion Gallapeni, tekniku gjerman ka theksuar se “Dardanët” janë të përgatitur për këtë sfidë, pavarësisht mungesave në skuadër.

“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit. Kemi punuar mirë dhe na mbetet edhe stërvitja përfundimtare, ku do të fokusohemi në aspektin taktik”, ka deklaruar Foda.

Ai ka pranuar se Kosova ka disa mungesa, por ka shprehur besim të plotë te futbollistët që ka në dispozicion.

“Kemi mungesa, por kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion. U besojmë atyre. Mund të ketë edhe ndonjë befasi sa u përket ftesave”, ka shtuar përzgjedhësi.

Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Burimi: Dukagjini