Kryekrimineli Millan Radojçiq dyshohet se ka ikur në Rusi, raportojnë mediat në Serbi

Kryekrimineli Millan Radojçiq dyshohet se ka ikur në Rusi, raportojnë mediat në Serbi

Written by

in

Kryekrimineli Millan Radojçiq dyshohet se ka ikur në Rusi, raportojnë mediat në Serbi

Milan Radojiçiqi, personi kryesor dhe organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, dyshohet se është larguar nga Serbia dhe është vendosur në Rusi.

Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Milan Zvezdanoviq, ka deklaruar se ka informacione jozyrtare se Radoiçiqi ka lëshuar territorin e Serbisë dhe ka udhëtuar drejt Rusisë.

Duke folur në televizioninN1, Zvezdanoviq tha se, sipas informacioneve që ka nga BIA, Radoiçiqi tashmë ndodhet në Rusi.

I pyetur nëse largimi i tij nga Serbia ishte bërë me leje apo në mënyrë ilegale, ish-inspektori u përgjigj se në pushtet është ende Partia Progresive Serbe (SNS).

“…atij nuk i është dashur leje”, deklaroi Zvezdanoviq.

Sipas tij, largimi i Radoiçiqit nga Serbia ka shqetësuar edhe një pjesë të udhëheqjes së BIA-s, e cila, siç pretendoi ai, kishte skema biznesore dhe kriminale me të.

Ndërkohë, kujtojmë se Radoiçiqit, i cili nga autoritetet e Kosovës konsiderohet organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ishte konfiskuar pasaporta me vendim gjykate dhe i ishte ndaluar largimi nga Serbia.

Ai kishte qenë gjithashtu i obliguar që të paraqitej rregullisht në polici.

Televizioni N1 ka bërë të ditur se më 29 tetor i kishte drejtuar pyetje Gjykatës së Lartë lidhur me atë nëse Radoiçiqi po e përmbushte detyrimin për t’u paraqitur në polici, por nuk kishte marrë përgjigje.

Burimi: Insajderi