Haxhiu pranon dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Haxhiu pranon dekretin për shpalljen e Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Written by

in

Kështu ka bërë të ditur  Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila përmes një postimi ka njoftuar se sot ka pranuar nga Presidenca dekretin për shpalljen e këtij ligji.

“Për secilin që ushtron funksion publik, është e qartë se çdo pasuri duhet të ketë burim të ligjshëm dhe të dokumentuar”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi do ta përcjellë nga afër procesin e ngritjes së Byrosë, ndërsa rezultatet e zbatimit të ligjit do të jenë ato që do ta dëshmojnë efektin e tij.

“Qytetarët do ta matin këtë ligj me rezultatet që do të japë”, ka shkruar Haxhiu.

Burimi: RTKLive