Momenti kur një aeroplan “godet pistën me bisht” në dy raste, gjatë një uljeje të vështirë në aeroportin Heathrow të Londrës

Momenti kur një aeroplan “godet pistën me bisht” në dy raste, gjatë një uljeje të vështirë në aeroportin Heathrow të Londrës

Written by

in

Një aeroplan i British Airways u detyrua të ndërpresë uljen në aeroportin Heathrow të Londrës.

Fluturimi BA431 pësoi “një goditje të dyfishtë të pjesës së pasme” – kur bishti i aeroplanit fërkohet me sipërfaqen e pistës – të enjten, ndërsa po përpiqej të ulej pas një fluturimi nga Amsterdami.

Ai duket se lëkundet nga njëra anë në tjetrën, përpara se rrota e majtë të prekë pistën.

Pasi rrota e djathtë prek pistën, bishti i aeroplanit fërkohet me asfaltin, në atë që njihet si një goditje e dyfishtë e pjesës së pasme.

Më pas, aeroplani ngrihet sërish në ajër – një manovër e njohur si “go-around” (ndërprerje e uljes dhe rinisje e fluturimit) – ndërsa anonte lehtësisht nga e majta.

Aeroplani u detyrua të provonte sërish uljen, duke prekur përfundimisht pistën në orën 10:49.

BigJet TV, një shërbim që monitoron lëvizjet e aeroplanëve, dha alarmin mëngjesin e sotëm.

Parashikimi i motit për këtë mëngjes në Heathrow tregonte erëra nga veriperëndimi, me shpejtësi rreth 16 km/h.

British Airways ka nisur një hetim lidhur me këtë incident. /Telegrafi/