
Banorët e fshatit Poklek të Drenasit kanë adresuar shqetësimet e tyre të kahmotshme lidhur me mungesën e ndriçimit publik dhe gjendjen e rëndë të rrugës.
Përmes emisionit “Fol me Arin” në Klan Kosova, ata janë ankuar se rruga e paasfaltuar dhe e mbushur me gropa po ua vështirëson qarkullimin, ndërsa mungesa e ndriçimit publik po shton vështirësitë, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes.
Për këto probleme, banorët kanë kërkuar intervenim urgjent nga institucionet përgjegjëse, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe sigurisë në këtë zonë.