Mustafa për krizën energjetike: Qytetarëve mund t’u shtrenjtohet rryma

Mustafa për krizën energjetike: Qytetarëve mund t'u shtrenjtohet rryma

Written by

in

Mustafa për krizën energjetike: Qytetarëve mund t'u shtrenjtohet rryma

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke thënë se një pjesë e konsiderueshme e problemeve me të cilat po përballet Kosova janë pasojë e planifikimit, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së dobët të kapaciteteve ekzistuese, raporton Ekonomia Online.

Ai ka vënë në pikëpyetje edhe përgatitjet e Qeverisë për sezonin e dimrit, duke rikujtuar se një task-forcë e ngjashme ishte formuar edhe në vitin 2021, kur ishte hartuar një raport me rekomandime, për zbatimin e të cilave, sipas tij, ende nuk ka përgjigje.

Mustafa ka kërkuar të dihet se çfarë ka ndodhur me raportin e vitit 2021 dhe cilat rekomandime të tij janë zbatuar, ndërsa ka kritikuar faktin se edhe pas disa vitesh masa kryesore e paralajmëruar nga Qeveria mbetet formimi i një task-force të re.

Deputeti i PDK-së ka kritikuar edhe menaxhimin e njësive prodhuese të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke thënë se pas përfundimit të remonteve, disa prej tyre kanë pasur ndalesa të përsëritura të paplanifikuara.

Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti, njësia A4 ka pasur katër ndalesa të paplanifikuara, A5 tri, ndërsa B2 pesë ndalesa.

Sipas Ekonomia Online, ai ka paralajmëruar se këto ndërprerje kanë kosto të drejtpërdrejta për vendin, pasi mungesa e prodhimit vendor e detyron Kosovën të importojë energji me çmime më të larta, të cilat më pas reflektohen në faturat e konsumatorëve.

“Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë këtij viti, pas përfundimit të remonteve, njësia A4 ka pasur katër ndalesa të paplanifikuara, njësia A5 tre ndalesa, njësia B2 pesë ndalesa të paplanifikuara. Pra, as remontet janë gjithsej dymbëdhjetë ndalesa të paplanifikuara vetëm në këto tri njësi. Dhe këto ndalesa kanë kosto të drejtpërdrejta. Sa herë që njësitë tona nuk prodhojnë energji, Kosova detyrohet të importojë energji me çmime shumë më të larta sesa atë të prodhimit vendor, dhe në fund këto çmime më të larta u bartën konsumatorëve, qytetarëve tanë, në faturat e tyre të energjisë”, shtoi Mustafa.