Një video e Mariah Carey gjatë qëndrimit të saj në Brazil ka shkaktuar shqetësim te fansat.
Këngëtarja 57-vjeçare shihet duke ecur me vështirësi dhe duke u mbështetur te krahu i asistentes së saj, teksa afrohet për të takuar fansat dhe për të firmosur autografe.
Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale, ku ndjekësit shprehën merakun për gjendjen e saj, shkruan DailyMail.
Disa komentuan se këngëtarja dukej sikur po vuante, ndërsa të tjerë pyetën nëse kishte arsye për t’u shqetësuar.
Megjithatë, deri tani nuk është dhënë ndonjë shpjegim për mënyrën si shihet ajo në video.
Ndërkohë, Mariah ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes edhe për një video në TikTok, ku shfaqej duke bërë pazar në një supermarket.
Ajo shihej duke marrë verë dhe drithëra, ndërsa gjatë xhirimit pyeste me humor nëse duhej të paguante për produktet.
Këngëtarja është e njohur edhe për komentet e saj mbi ndriçimin, të cilin e ka kritikuar disa herë.
Në podkastin Las Culturistas, ajo tha se nuk e duronte ndriçimin e fortë nga lart, duke e cilësuar atë si të pakëndshëm dhe duke treguar se preferonte dritën natyrale, sidomos gjatë perëndimit të diellit. /Telegrafi/