Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar për ndihmë ndaj kryesve të vrasjes

Ekstradohet nga Italia në Kosovë një person i kërkuar për ndihmë ndaj kryesve të vrasjes

Written by

in

Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin nga Italia në Kosovë të një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale të vrasjes.

Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 13 nëntor 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë e tjera relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa pas ekstradimit ai iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë për vazhdimin e procedurave ligjore.

Burimi: Dukagjini