Holanda turpëron Greqinë me rezultat tenistik, “Tulipanët” marrin kreun e grupit

Holanda turpëron Greqinë me rezultat tenistik, “Tulipanët” marrin kreun e grupit

Written by

in

Holanda ka regjistruar një fitore spektakolare ndaj Greqisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 7-0 në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kombeve.

“Tulipanët” e dominuan takimin nga minutat e para, duke dëshmuar superioritetin e tyre me një paraqitje të jashtëzakonshme në aspektin ofensiv.

Crysencio Summerville e zhbllokoi rezultatin që në minutën e gjashtë (1-0), ndërsa Tijjani Reijnders ishte protagonist i dy golave të shpejtë në minutat 12 dhe 18, duke e çuar Holandën në epërsi prej 3-0.

Greqia arriti të festonte një gol në minutën e 24-të, përmes Fotis Ioannidis, por pas rishikimit nga VAR-i, goli u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë në aksionin paraprak.

Holanda vazhdoi dominimin dhe në minutën e 33-të, Reijnders realizoi golin e tij të tretë në këtë takim, duke kompletuar het-trikun. Për këtë gol asistoi Denzel Dumfries (4-0).

Në minutën e 40-të, Jurrien Timber e çoi rezultatin në 5-0, pas një asistimi nga Donyell Malen, ndërsa pjesa e parë u mbyll me epërsi të thellë të vendasve.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, ndërsa Holanda vazhdoi të kërkonte gola të tjerë.

Në minutën e 59-të, Timber shënoi golin e tij të dytë personal, duke e çuar rezultatin në 6-0 pas një topi të kthyer brenda zonës së rreptësisë.

Vetëm dy minuta më vonë, Donyell Malen realizoi golin e shtatë për Holandën, pas një asistimi të Dumfries, duke vulosur fitoren e jashtëzakonshme të ekipit të Xavit (7-0).

Me këtë fitore bindëse, Holanda shkon në kuotën e 11 pikëve dhe merr kreun e grupit, ndërsa Greqia dhe Gjermania ndajnë pozitën e dytë dhe të tretë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore