19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, aksident në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë

19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, aksident në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë

Written by

in

19-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin, aksident në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë.

Një automjet, me drejtues një 19-vjeçar, ka përplasur këmbësorin, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë, transmeton klankosova.tv

Sipas Top Channel, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.