Selektori i Izraelit i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës: Ishte rezultat real

Selektori i Izraelit i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës: Ishte rezultat real

Written by

in

Selektori i Izraelit i kënaqur me barazimin ndaj Kosovës: Ishte rezultat real

Selektori i kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, është shprehur i kënaqur me barazimin pa gola ndaj Kosovës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas përfundimit të takimit, Ben Shimon ka vlerësuar se rezultati 0-0 ishte i drejtë, duke theksuar vështirësinë e përballjes me përfaqësuesen e Kosovës.

“Barazimi ishte rezultat real. Ishte ndeshje shumë e vështirë ndaj Kosovës. I kënaqur me barazimin”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Me këtë rezultat, Izraeli ka grumbulluar tri pikë pas pesë ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ndërsa Kosova ka gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Izraeli do të përballet me Austrinë, kurse Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Irlandës.

Burimi: Insajderi