Motrat Dushi sjellin këngën e re “Natë pa dritë”

Motrat Dushi sjellin këngën e re “Natë pa dritë”

Written by

in

Motrat Rrezarta dhe Krenare Dushi, kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Natë pa dritë”.

Dy artistet, të cilat kanë fituar vëmendjen e publikut përmes interpretimeve vokale dhe instrumentale, janë rikthyer me një tjetër këngë, duke pasuruar repertorin e tyre muzikor.

Rrezarta dhe Krenarja janë bërë të njohura veçanërisht për interpretimet e tyre me kitarë, ndërsa janë mjaft aktive edhe në rrjete sociale, ku ndajnë vazhdimisht performanca muzikore me ndjekësit.

– YouTube www.youtube.com

Përveç projekteve muzikore, dy motrat performojnë edhe në ahengje familjare dhe lokale të ndryshme, ku argëtojnë publikun me muzikë shqipe.

Me publikimin e këngës së re, Rrezarta dhe Krenarja vazhdojnë rrugëtimin e tyre të përbashkët artistik, duke sjellë materiale të reja për adhuruesit e muzikës së tyre. /Telegrafi/