
Fitorja e Listës Studentore ndaj regjimit 14-vjeçar të Alleksandar Vuçiqit në Serbi, po pritet me rezerva gjithandej.
Kjo edhe për faktin që pushtetarët e rinj në Beograd kanë dhënë shenja se nuk do kenë qasje ndryshe në raport me njohjen e Kosovës, ashtu siç është shtet i pavarur dhe sovran, e t’i vendosin sanksione Rusisë, siç kërkon Bashkimi Evropian tash e sa vjet, raporton Klan Kosova.
Këto elemente i kanë vërejtur edhe në Bruksel, andaj një zyrtar i lartë i BE-së, po thotë se duhet tani të priten proceset në Serbi, dhe kahja që do të merret.
Vetë kandidatët për deputetë nga Lista Studentore, që fitoi zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, këtë javë zhvilluan një takim të gjatë me ambasadorin rus në Beograd, Alleksandar Bocan Harçenko.
Të martën e 17 nëntorit mbahet seanca konstituive e përbërjes së re të parlamentit të Serbisë, ku shqiptarët kanë dy ligjvënës.
Ndiqeni kronikën në vijim: