Haziri: Republika e Kosovës e mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Haziri: Republika e Kosovës e mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Written by

in

Haziri: Republika e Kosovës e mban autorësinë e Ibrahim Rugovës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me debatin për rolin e ish-presidentit Ibrahim Rugova në zhvillimet politike të Kosovës gjatë dhe pas viteve ’90.

Haziri ka thënë se ndikimi politik i Rugovës ka qenë vendimtar në realizimin e ëndrrës për pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall më 17 shkurt 2008.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se Republika e Kosovës e mban autorësinë e Rugovës, duke përmendur edhe kontributin e figurave të tjera në rezistencën dhe luftën çlirimtare.

“Deshi apo s’deshi dikush, Republika e mban autorësinë e tij”, ka shkruar Haziri.

Ai ka përmendur Adem Jasharin, Adem Demaçin, Bujar Bukoshin dhe Ahmet Krasniqin, duke thënë se rezistenca, lufta dhe krijimi i Republikës ishin procese në të cilat shqiptarët kontribuuan së bashku.

“Pra, rezistencën e bëmë bashkë, luftën e bëmë bashkë, dhe ajo më madhështorja, Republikën e bëmë bashkë nën udhëheqjen e liderit, i cili ishte një hap para të gjithëve”, ka shkruar ai.

Haziri ka bërë thirrje për më shumë bashkim, pavarësisht dallimeve politike.

Burimi: Insajderi