U thirr në shkollë për vajzën 9-vjeçare, burri dyshohet se e poshtëroi para drejtorit e psikologes – më pas e nxori gruan nga shtëpia

U thirr në shkollë për vajzën 9-vjeçare, burri dyshohet se e poshtëroi para drejtorit e psikologes – më pas e nxori gruan nga shtëpia

Written by

in

U thirr në shkollë për vajzën 9-vjeçare, burri dyshohet se e poshtëroi para drejtorit e psikologes – më pas e nxori gruan nga shtëpia

Një takim në shkollë për mbarëvajtjen e mësimit të një vajze 9-vjeçare dyshohet se ka përfunduar me një incident të rëndë familjar në Pejë. Një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj, duke deklaruar se ai fillimisht e kishte denigruar para stafit të shkollës, ndërsa më pas e kishte kapur për krahu dhe e kishte larguar nga shtëpia, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 10 nëntor, në rrugën “Myrvete Maksutaj”, ndërsa personat e përfshirë janë V.Z. 38 vjeçar dhe bashkëshortja e tij M.Z. 34 vjeçare.

Çifti janë të martuar prej 12 vitesh dhe kanë dy fëmijë të përbashkët.

Gjithçka dyshohet se ka nisur kur shkolla që ndiqte vajza e tyre 9-vjeçare e kishte ftuar nënën për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e mësimit.

Pasi kishte mësuar për takimin, bashkëshorti dyshohet se kishte shkuar në shkollë, ku në prani të drejtorit dhe psikologes kishte bërë komente denigruese ndaj gruas së tij.

Sipas deklarimit të viktimës, situata ishte përkeqësuar pas kthimit në shtëpi, ku bashkëshorti kishte vazhduar me fyerje dhe komente poshtëruese.

Kur ajo kishte kundërshtuar mënyrën se si po trajtohej, ai dyshohet se e kishte kapur për krahu dhe e kishte nxjerrë jashtë shtëpisë.

Një ditë më vonë, sipas denoncimit, burri ia kishte dërguar edhe vajzat dhe gjësendet personale në shtëpinë e prindërve të saj.

Gruaja është paraqitur në Polici dhe ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, ndaj bashkëshortit është iniciuar hetim penal për veprën “Dhuna në familje”.

I dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa gruaja ka qëndruar te prindërit e saj me dëshirën e vet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali