Erling Haaland është pyetur për skandalin financiar të Manchester Cityt, pasi klubi anglez është shpallur fajtor për 114 shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.
Sulmuesi norvegjez, i cili ndodhet në grumbullim me përfaqësuesen e Norvegjisë, u përball me një pyetje rreth këtij rasti, por pranoi se nuk kishte shumë informacione për këtë çështje.
“Është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur, kur nuk di shumë për këtë çështje”, deklaroi Haaland.
Ai shtoi se pret që përgjigjet të bëhen të ditura në të ardhmen, ndonëse nuk e di saktësisht se kur do të ndodhë kjo.
“Supozoj se përgjigjet do të vijnë në ditët në vijim… Nuk e di kur do të dalin përgjigjet. Nuk kam lexuar shumë për këtë çështje”, u shpreh norvegjezi.
Megjithatë, Haaland theksoi se është i lumtur te Manchester City, duke mos lënë vend për paqartësi rreth qëndrimit të tij ndaj klubit.
“Unë jam lojtar i Cityt dhe jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë”, përfundoi ai.
Manchester City ka apeluar vendimin e komisionit të pavarur, ndërsa seanca dëgjimore pritet të mbahet para përfundimit të këtij viti. Nëse vendimi konfirmohet, klubi pritet ta mësojë dënimin para fundit të këtij sezoni./Telegrafi/