KFOR-i organizon ushtrim në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe FSK-ja, Policia dhe EULEX-i

KFOR-i organizon ushtrim në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe FSK-ja, Policia dhe EULEX-i

Written by

in

KFOR-i organizon ushtrim në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe FSK-ja, Policia dhe EULEX-i

Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në kuadër të aktiviteteve të saj të vazhdueshme trajnuese.

Në ushtrim do të marrin pjesë gjithashtu Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë, si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Për këtë arsye, banorët e zonës mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve në këtë zonë. Kjo është pjesë e ushtrimit të planifikuar, i cili synon të avancojë koordinimin, bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve, duke forcuar më tej aftësinë e tyre për të vepruar së bashku në mënyrë efektive”, thuhet në njoftimin e policisë. /Klankosova.tv