Nuk fliste me gruan prej tre muajsh, 46-vjeçari denoncohet për dhunë psikike në Gjakovë – ajo kërkon strehim

Nuk fliste me gruan prej tre muajsh, 46-vjeçari denoncohet për dhunë psikike në Gjakovë – ajo kërkon strehim

Written by

in

Nuk fliste me gruan prej tre muajsh, 46-vjeçari denoncohet për dhunë psikike në Gjakovë – ajo kërkon strehim

Një rast i pazakontë i dyshuar i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin për dhunë psikike, duke deklaruar se prej rreth tre muajsh ai nuk komunikonte me të dhe nuk i kërkonte asgjë. Gruaja ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar strehim, ndërsa bashkëshorti është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja është raportuar të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 09:00, në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për F.B. 47 vjeçare, e cila është paraqitur në Polici dhe ka deklaruar se po përjetonte dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, G.Ç. 46 vjeçar.

Sipas deklarimit të saj, bashkëshorti nuk kishte komunikuar me të për rreth tre muaj dhe gjatë kësaj periudhe nuk i kishte kërkuar asgjë.

Gruaja e ka përshkruar këtë sjellje si dhunë psikike, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve.

Pas raportimit, ajo ka marrë trajtim mjekësor dhe ka kërkuar strehim.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka intervistuar edhe djalin e saj në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar lidhur me denoncimin.

Pas konsultimit me Prokurorinë, është vendosur që 46-vjeçari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Dhuna në familje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali