KFOR-i zhvillon “Golden Sabre” në Vrellë, Policia e Kosovës del me një paralajmërim për qytetarët

KFOR-i zhvillon “Golden Sabre” në Vrellë, Policia e Kosovës del me një paralajmërim për qytetarët

Written by

in

Policia e Kosovës ka njoftuar se në ditët në vijim do të zhvillohet ushtrimi “Golden Sabre” në Kampin Vrella, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme trajnuese të KFOR-it.

Sipas komunikatës, në ushtrim do të marrin pjesë KFOR-i, Policia e Kosovës, EULEX-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Për shkak të ushtrimit, qytetarët dhe banorët e zonës mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve në këtë pjesë.

Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një aktivitet të planifikuar, i cili synon të avancojë koordinimin, bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse, si dhe aftësinë e tyre për të vepruar së bashku në mënyrë efektive.

PK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të ushtrimit.

Burimi: Dukagjini