Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga Foda

Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga Foda

Written by

in

Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga Foda

Përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.

Njoftimi erdhi nga Federata e Futbollit të Kosovës në një postim në Facebook.

Burimi: Insajderi