Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve

Rastet me fruth rrisin interesimin e prindërve për vaksinimin e fëmijëve

Written by

in

Rastet e fundit me fruth kanë shtuar shqetësimin e prindërve dhe interesimin e tyre për vaksinimin e fëmijëve me MRP.

Pediatrja Albina Bektashi thotë se është rritur interesimi për vaksinën, ndërsa apelon për respektimin e kalendarit të rregullt të vaksinimit.

“I ftojmë prindërit që fëmijët në kohë të marrin vaksinën, janë të sigurta dhe nuk e shkaktojnë atë që ata e pretendojnë dhe janë mjeti më i sigurte për të mbrojtur dhe për të preventu kundër sëmundjes…….05:22 Numri dukshëm është rritur prej ditës së djeshme, ku sot janë marrë diku 20 MRP gjë që nuk ka ndodhur muajin e kaluar” deklaroi Albina Bektashi Qerimi, Pediatre

“Ngatërrimi i simptomave mes varicelës dhe fruthit ka shkaktuar shqetësim te prindërit, por sipas pediatres, bëhet fjalë për dy sëmundje të ndryshme dhe nuk ka arsye për panik” / deklaroi Albina Bektashi Qerimi, Pediatre.

“Të dy sëmundjet janë infektive dhe fillojnë me temperature të lartë tek të dyjat mirëpo pasqyra klinike dallon nga vetë paraqitja e ndryshimeve në lëkure, tek varicella fillon pas pak ditësh ndërsa tek morbili kur fillon të bjerë temperatura. komplikimet janë shumë më të mëdha tek morbili se tek variçela” /deklaroi Albina Bektashi Qerimi, Pediatre.

Deri më tani janë konfirmuar 5 raste me fruth, ku dy prej tyre janë foshnja nën 12 muaj të cilat akoma nuk kanë arritur moshën për tu vaksinuar. Aktualisht ka 14,000 vaksina MRP në dispozicion dhe në rast nevoje mund të sigurohen vaksina shtesë./ Alsat.mk