I jashtëzakonshëm Rei Manaj, Shqipëria në epërsi ndaj Bjellorusisë

I jashtëzakonshëm Rei Manaj, Shqipëria në epërsi ndaj Bjellorusisë

Written by

in

Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Bjellorusisë, në kuadër të ndeshjes finale për Ligën C.

“Kuq e Zinjtë” morën epërsinë pas 28 minutave lojë, me Rei Manaj që përfitoi nga një gabim në mbrojtje.

Manaj arriti ta “fitojë” garën me mbrojtësin bjellorus dhe pastaj me një goditje të saktë, e mposhti portierin ‘nikoqir’.

Përndryshe, Shqipëria me këtë rezultat avancon në Ligën B si dhe siguron play-offin për “Euro 2028”./Telegrafi/