Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim me Christoph Wolfrum, drejtor i përgjithshëm për Politikën dhe Gjeoekonominë e BE-së në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.
Pacolli ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka falënderuar Wolfrumin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe delegacionit të saj.
Sipas saj, në takim është diskutuar për bashkëpunimin në ekonominë qarkore dhe mbrojtjen e biodiversitetit, si fusha në të cilat të dy vendet mund të avancojnë projekte konkrete.
Pacolli ka bërë të ditur gjithashtu se ka marrë pjesë në panelin e Pavijonit të Gjermanisë, ku është diskutuar për punësimin dhe aftësitë e nevojshme për një tranzicion të drejtë.
Ajo ka theksuar se ky dimension duhet të jetë në qendër të politikave të gjelbra të Kosovës.
Burimi: RTKLive
