
Mbi 218 mijë kredit-kartela janë në përdorim në Kosovë, ndërsa vetëm në pesë vjetët e fundit janë regjistruar rreth 43 mijë përdorues të rinj.
Qytetarët thonë se u drejtohen kredit-kartelave kur të ardhurat mujore nuk u mjaftojnë, por kthimi i borxhit dhe kamatat e larta ua vështirësojnë gjendjen financiare.
Eksperti i ekonomisë, Kreshnik Domi, vlerëson se kjo formë e huamarrjes po u kushton shtrenjtë familjeve, ndërsa profesori Fidan Qerimi thekson se Kosova ka normë efektive të interesit prej rreth 30%, më të lartë se vendet e rajonit.
Kronika e mëposhtme sjell detajet: