Franca mposht Turqinë dhe siguron vendin e parë në grup, kualifikohet në çerekfinale

Franca mposht Turqinë dhe siguron vendin e parë në grup, kualifikohet në çerekfinale

Written by

in

Franca është rikthyer te fitorja, pas disfatës nga Italia në Milano, duke e mbyllur me sukses fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja franceze fitoi 2:1 ndaj Turqisë të dielën mbrëma, në ndeshjen e fundit të Grupit A1, të zhvilluar në shtëpi.

Me këtë fitore, Franca e përfundoi grupin në vendin e parë me 13 pikë, një më shumë se Belgjika. Italia u rendit e treta me 10 pikë, ndërsa Turqia e mbylli garën në vendin e fundit, pa pikë.

Franca dhe Belgjika siguruan kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Epërsinë Francës ia dhuroi Emirhan Topçu, i cili shënoi autogol në minutën e 49-të. Eli Junior Kroupi e dyfishoi rezultatin në minutën e 80-të, ndërsa Abdulkerim Bardakci shënoi golin e vetëm për Turqinë në minutën e 90-të.

Burimi: Dukagjini