
Papa Leo XIV ka përjetuar një moment të pazakontë dhe tejet të veçantë gjatë vizitës së tij zyrtare në Amerikën Latine, duke u ulur në kabinën e pilotëve të Forcave Ajrore të Perusë gjatë një fluturimi të zhvilluar të shtunën.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga vetë Forcat Ajrore peruane tregojnë Atin e Shenjtë përkrah pilotëve në kabinë, një eksperiencë të cilën ushtarakët peruanë e cilësuan si “një nder dhe një kujtim të paharrueshëm”.
Mesazh për tejkalimin e ndasive nga qendra e dikurshme e perandorisë Inka
Ndërkaq, të dielën, Papa ka mbërritur në qytetin historik Cusco, në malet jugore të Andeve – vend i cili dikur shërbente si qendra e perandorisë së lashtë Inka, raporton BBC.
Gjatë vizitës në një kala të lashtë të Inkëve, Papa Leo XIV mbajti një fjalim ku foli për rëndësinë e besimit në tejkalimin e ndasive, plagëve të së kaluarës dhe mosbesimit mes njerëzve, duke nënvizuar se feja duhet të shërbejë si urë bashkimi përmes dashurisë.
Lidhja e hershme e Papës me Perunë
Ky udhëtim ka një peshë të veçantë personale dhe emocionale për Papa Leo XIV, pasi ai ka jetuar dhe shërbyer në Peru për periudha të gjata kohore, nga viti 1985 deri në vitin 2023. Në vitin 2015, ai mori edhe shtetësinë peruane, duke ndërtuar ndër vite lidhje të ngushta me komunitetet vendase.
Burimi: Sinjali