Kombëtarja e Spanjës ka regjistruar një statistikë negative në ndeshjen ndaj Anglisë në Ligën e Kombeve, duke mos arritur të bëjë asnjë goditje në kuadratin e portës në pjesën e parë.
Sipas “Tribuna“, kjo ishte hera e parë pas 51 ndeshjesh që spanjollët nuk regjistruan asnjë goditje në portë gjatë 45 minutave të para.
Herën e fundit që Spanja kishte dështuar ta arrinte këtë statistikë ishte më 18 qershor 2023, në finalen e Ligës së Kombeve kundër Kroacisë.
Spanja u ndje në presion gjatë tërë ndeshjes, me Anglinë që dominoi në të gjitha aspektet deri në kartonin e kuq të Elliot Anderson.
Anglezët faktikisht ishin edhe në një epërsi të thellë prej 0-3, megjithatë pas kartonit të kuq – Spanja ia doli të shënojë dy gola.
Sidoqoftë, Anglia e ruajti rezultatin dhe mori pikët e plota për ta mbyllur grupin si lider. Të dy kombëtaret megjithatë kanë avancuar në play-offin e Ligës së Kombeve./Telegrafi/