
Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” në Gjirokastër.
Në një njoftim shtesë, Policia shqiptare bën me dije se drejtuesi i automjetit ka vdekur gjatë transportimit drejt Tiranës, ndërsa pasagjeri, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti shpërtheu në lëvizje, shkruan Euronewsal, transmeton Klankosova.tv
Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse e vendosur në makinë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri”, ndërsa dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi.