Një video emocionuese që tregon një motoçiklist duke ndaluar trafikun në një rrugë të ngarkuar për të shpëtuar një kotele të vogël është bërë virale në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara, motoçiklisti shihet teksa po udhëton në një rrugë të ngarkuar, kur papritur vëren një kotele që përpiqet ta kalojë rrugën.
Ai ndalon menjëherë motoçikletën, kthehet prapa dhe u bën shenjë drejtuesve të automjeteve të ndalojnë, për të shmangur përplasjen me kafshën.
Kotelja, e frikësuar, fshihet poshtë një veture, ndërsa motoçiklisti afrohet për ta shpëtuar.
Disa kalimtarë i bashkohen përpjekjes dhe e ndihmojnë.
Pas disa çastesh, ai arrin ta nxjerrë kotelen të sigurt dhe e vendos me kujdes në xhepin e xhaketës së tij.
Më pas, motoçiklisti blen një çantë të vogël për ta transportuar dhe i jep qumësht.
“Një jetë e vogël u shpëtua, pak lumturi u shpërnda”, ka shkruar ai krahas videos.
Videoja është shpërndarë gjerësisht, duke fituar simpatinë e miliona përdoruesve për gjestin human të motoçiklistit.