Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Shtatë vjet me vonesë, tash na shiten si patriotë

Bajrami për ndërprerjen e tregtimit të rrymës me Serbinë: Shtatë vjet me vonesë, tash na shiten si patriotë

Written by

in

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke e cilësuar atë si një vendim të vonuar për shtatë vjet.

Bajrami ka përmendur refuzimin e projekteve energjetike, përfshirë ndërtimin e termocentralit përmes kompanisë ContourGlobal, projektin e gazit amerikan përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe projektin e gazit të lëngshëm amerikan.

Ajo ka pretenduar se gjatë këtyre shtatë vjetëve kanë përfituar tregtarët e energjisë dhe ka ngritur dyshime se përfitime mund të kenë pasur edhe ata që, sipas saj, kanë lejuar krijimin e kësaj gjendjeje.

“Tash me këtë vendim na shiten si patriotë të kësaj dekade”, ka shkruar Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka kërkuar nga Qeveria që t’u tregojë qytetarëve se ku kanë përfunduar paratë e tyre, duke pretenduar se ato kanë shkuar në fitime të mëdha për tregtarët e energjisë dhe manipuluesit e tregut.

“Shtatë vjet kanë përfitu tregtarët e energjisë. E me gjasë, jo veç ata, por edhe këta që e kanë leju këtë gjendje”, ka shkruar ajo në Facebook.

Burimi: Dukagjini