Festat e Nëntorit i bëjnë bashkë shqiptarët kudo në botë, pasi, ata kanë shumë arsye për të festuar.
Por, përpos kësaj, këto festa shërbejnë për ta edhe për takime, argëtim, madje, edhe heqje të mallit për atdheun.
Bashkë me 26 nëntor do bëhen edhe shqiptarët në Mishigan të Amerikës, pasi, për ta janë organizuar disa evente kulturore.
Ndër ta, është edhe një organizim i Shqipëria Etnike Events, të cilët atje po i dërgojnë disa emra të njohur të muzikës, si Nora, Labi, Klajdi e Bruno, për t’i argëtuar shqiptarët e kësaj zone.
Ruajtja e traditave dhe kultura shqipe të shqiptarët kudo në botë, ka qenë një sfidë që është trashëguar ndër breza te ta dhe mërgimtarët vazhdojnë të jenë një krah i fuqishëm i Kosovës në botë, qoftë në aspektin ekonomik, qoftë edhe në promovimin e imazhit të gjithë shqiptarëve./Telegrafi/