Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, kanë diskutuar për nevojën e ashpërsimit të politikës ndëshkimore për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, dhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.
Sipas njoftimit, diskutimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të drejtësisë, në përputhje me kompetencat e tyre ligjore.
Gashi dhe Rexhepi kanë konfirmuar përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
Burimi: RTKLive
