Fundi i një epoke, Lukaku i jep lamtumirën Belgjikës

Fundi i një epoke, Lukaku i jep lamtumirën Belgjikës

Written by

in

Lukaku, 33-vjeçar, e bëri të ditur vendimin të hënën përmes një postimi në Instagram, ku kujtoi emocionet dhe përvojat e shumta që ka përjetuar gjatë karrierës me kombëtaren.

Ai e mbyll aventurën ndërkombëtare me 135 paraqitje dhe 94 gola, duke mbetur golashënuesi më i mirë në historinë e Belgjikës.

Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi belg përfaqësoi vendin e tij në katër edicione të Kampionatit Botëror dhe në tri Kampionate Evropiane.

Me 94 realizime, Lukaku renditet gjithashtu në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar të meshkujve.

Burimi: RTKLive