
Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier–Vlorë, ku ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportimeve të Top Channel, ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Novoselës, ku automjeti me të cilin udhëtonte Lula është përplasur fuqishëm me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.
Si pasojë e goditjes së fortë, Ermal Lula nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.
Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali