Një burrë vdes pasi hyn në kafazin e tigrave në një park në Britani

Written by

in

Një burrë ka humbur jetën pasi hyri në hapësirën e mbyllur të tigrave në Parkun e Kafshëve të Egra në Yorkshire të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas policisë së South Yorkshire, ngjarja ndodhi të shtunën, më 10 tetor. Ekipet emergjente mbërritën në vendngjarje, por burri ndërroi jetë nga lëndimet e rënda, pavarësisht përpjekjeve të personelit mjekësor.

Policia bëri të ditur se tigri nuk u lëndua gjatë incidentit. Ndërkohë, familja e viktimës është njoftuar për ngjarjen dhe po merr mbështetjen e zyrtarëve të specializuar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos shpërndajnë pamjet e rënda të incidentit që po qarkullojnë në internet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një burrë vdes pasi hyn në kafazin e tigrave në një park në Britani appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali