Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje

Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje

Written by

in

Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje

Një 52-vjeçar shqiptar, i kërkuar ndërkombëtarisht që nga viti 2001 për tri vrasje në qarkun e Shkodrës, është arrestuar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Policia e Shtetit ka njoftuar se i arrestuari është Valentin Ftoni, i cili u lokalizua dhe u kap pas një operacioni të koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe tri agjencive federale amerikane.

Sipas autoriteteve, dyshohet se pas largimit nga Shqipëria, Ftoni ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe identitete të rreme për të hyrë dhe qëndruar në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Sipas dosjes gjyqësore, më 19 shtator 2000, në Ças të Velipojës, ai ka vrarë dy shtetas, Gj. M. dhe A. M., për motive gjakmarrjeje. Për këtë rast, më 28 shtator 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e dënoi me 25 vjet burgim për vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpunim, si dhe për veprat që lidhen me armët dhe municionin.

Më pas, më 18 nëntor 2008, e njëjta gjykatë e dënoi sërish me 25 vjet burgim për vrasjen me paramendim të shtetasit G. T., të kryer më 12 gusht 2001, si dhe për veprën penale që lidhet me mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese amerikane për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 52-vjeçarit në Shqipëri, ku duhet të vuajë dënimet e shqiptuara nga drejtësia shqiptare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet në New York shqiptari i kërkuar për tri vrasje appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali