Albin Kurti emëron shef kabineti vëllain e një të akuzuari për fajde

Albin Kurti emëron shef kabineti vëllain e një të akuzuari për fajde

Written by

in

Albin Kurti emëron shef kabineti vëllain e një të akuzuari për fajde

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka besuar punët kryesore një personi që ka lidhje familjare me një të akuzuar për vepra të rënda penale. Kurti ka emruar shef kabineti Blerim Sallahun. Blerimi, i njohur si autor i thënies “vaji në tepsi”, është vëllai i Rrahim Sallahut. Rrahim Sallahu aludohet për vepra penale aq të rënda, të cilat i kryejnë kriminelët më të mëdhenj të Kosovës.

Rrahim Sallahu, akuzohet se gjatë periudhës 2012 e deri në ditën e arrestimit, i dëmtuari kërkon dhe merr 7.000 euro borxh, i cili borxh pas tre muajve, në emër të fajdesë bëhet 10.000 euro, pastaj më vonë merr edhe shumën prej 4.000 euro, për t’ia kthyer 4.400, për çka si garancion lë veturën e tipit “Golf 5”, në vlerë prej 6.500 euro. Pastaj, gjithnjë sipas aktakuzës, në shkurt të vitit 2014, prapë i dëmtuari kërkon dhe merr borxh nga i pandehuri Sallahu shumë prej 20.000 euro, me kamatë mujore prej 5%.
Tash, Blerim Sallahu tashmë mban pozitën e shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, sipas të dhënave në dokumente të Zyrës së Kryeministrit, ndonëse për emërimin e tij s’ka pasur njoftim zyrtar.

Sallahu më herët ka mbajtur disa pozita në institucionet e Kosovës. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Drejtësisë, ndërsa për një periudhë ka qenë edhe ushtrues detyre i ministrit të Drejtësisë.
Gjatë Qeverisë Kurti I, ai kishte qenë shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe për shumë vite kishte shërbyer si këshilltar ligjor në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në mars të këtij viti, Sallahu është emëruar si këshilltar ligjor i Kurtit, shkruan Paparaci transmeton Sinjali

Sallahu është bërë i njohur edhe për deklaratën e tij për “vajin në tepsi”, të cilën e kishte dhënë në një paraqitje televizive.
Në atë kohë, duke folur për punën e Ministrisë së Drejtësisë, Sallahu kishte thënë se shpejtësia dhe cilësia e punës në këtë ministri mund të krahasoheshin me shpejtësinë e shpërndarjes së vajit në tepsi.

“Po ju them këtu me përgjegjësi që niveli i shpejtësisë së punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë, gjithashtu, mund të krahasohet me nivelin e shpejtësisë të shpërndarjes së vajit në tepsi”, kishte deklaruar ai.

Kjo shprehje ishte bërë “hit” në rrjetet sociale.

Këtë pozitë për rreth pesë vjet e kishte mbajtur Luan Dalipi, i cili në shkurt të vitit 2026 ishte larguar nga posti i shefit të stafit të Kurtit, duke njoftuar vetë për përfundimin e angazhimit të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali