Xhami i shtëpisë i goditet nga dy predha, Policia njofton për rastin në Prizren

Xhami i shtëpisë i goditet nga dy predha, Policia njofton për rastin në Prizren

Written by

in

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 14 nëntor, në ora 16:00.

“Prizren 14.11.2026, 16:00. Është raportuar se xhami i shtëpisë së viktimës mashkull kosovar ishte goditur nga dy predha”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy predhat kalibër i panjohur.

Rasti po hetohet. /Telegrafi/