
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë, për tentim të pengimit të drejtësisë, ka reaguar Prokurorja e Specializuar Kimberly West.
Në deklaratën e lëshuar nga Dhomat e Specializuara, thuhet se West e ka mirëpritur vendimin dhe ka premtuar se “do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e pengimit të drejtësisë për të garantuar ruajtjen e integritetit të procedurave.”
“E mirëpres aktgjykimin dhe dënimet e sotme të cilat japin një mesazh të qartë: ata që përpiqen të sabotojnë sundimin e ligjit, të zbulojnë materiale sekrete të gjykatës apo të ndërhyjnë tek dëshmitarët, do të vihen para përgjegjësisë pavarësisht statusit apo postit të tyre.
Këto përpjekje minojnë ruajtjen e integritetit të procesit gjyqësor dhe atyre iu duhet dalë ballas.
ZPS-ja do të vazhdojë të jetë e palëkundur në hetimin dhe ndjekjen penalisht të veprave penale kundër administrimit të drejtësisë për të mbrojtur sundimin e ligjit.”