
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.
Ai tha se Aleanca kërkon që seanca të mbahet të enjten, por njëkohësisht kërkon që në Kuvend të procedohet edhe ligji për Gjykatën Speciale.
“Qëndrimi i Aleancës është i thjeshtë: kërkojmë që seanca e të enjtes të mbahet, mirëpo kërkojmë edhe që ligji për Specialen të vijë në Kuvend. Kjo është kërkesa jonë”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka vlerësuar se vazhdimi i kësaj situate nuk i bën nder Kuvendit të Kosovës.
“Kjo vazhdimësi e kësaj kohe nuk i bën nder Kuvendit të Kosovës”, ka theksuar Tahiri./Klankosova.tv