Zjarri shpërtheu në banjën e një banese në Tophane, pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri shpërtheu në banjën e një banese në Tophane, pamje nga vendi i ngjarjes

Written by

in

Zjarri shpërtheu në banjën e një banese në Tophane, pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident i zjarrit dyshohet se ka ndodhur sot në një banesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë.

Ngjarja është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëvendëskomanandi i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Abdusamed Shkodra.

Ai konfirmoi se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

“Zjarri ka shpërthyer në banjën e banesës. Ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është fikur dhe aktualisht ekipi po kujdestaron derisa të bëhet edhe ajrosja e banesës”, tha Shkodra.

Klankosova.tv ka biseduar me disa banorë kësaj ndërtese, të cilët janë shprehur të shqetësuar.

Ata kanë thënë se të gjithë banorët kanë dalë jashtë banesave, derisa disa prej tyre edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frikës dhe traumave.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat mund t’i ndiqni në vijim: