“Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë Kurti: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

“Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë Kurti: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Written by

in

“Janë të lidhur edhe vetë”, Gjini për Qeverinë Kurti: Po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka hedhur kritika të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës sa i përket situatës me energji elektrike.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie, Gjini ka thënë se ekzekutivi i vendit po e vendos Kosovën në prag të kolapsit energjetik.

“Prej korrikut e kemi paralajmëruar popullin e Kosovës që kemi me ardh në një situatë të rëndë energjetike, gati deri në kolaps. Kanë provuar me na demantu…Fajet janë krejt në Prishtinë, krejt te Qeveria e Kosovës, për shkak të neglizhencës, për shkak të jokompetencës dhe për shkak të korrupsionit.”, ka thënë ai.

Për këtë, ai ka thënë se vendimi për ta ndaluar importin e rrymës nga Serbia është për t’i hedhur hi syve poopulli të Kosovës.  

Prej Serbisë si shtet, Kosova pak ka blerë rrymë. Por, kompanitë që licencohen në Prishtinë për me importu rrymë në Kosovë janë prej Serbisë, ose janë të kontrolluar krejt prej Serbisë. Në këtë situatë në të cilën ndodhmi një vendim i tillë më tepër ka tendencë që me i konfuzu qytetarët e KJosovës që fajet i ka Serbia”, ka thënë Gjini.

Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti se i ka anuluar të gjitha projektet në sektorin e energjisë, sipas së cilëve, sipas tij, Kosova do të prodhonte rrymë dhe nuk do të varej nga import.  

“Këta po e dënojnë Kosovën me mbet në duart e mafisë energjetike, që më nuk ka asnjë dilemë që janë të lidhur edhe vet.”, ka thënë tutje kreu i Aleancës.

Gjini ka fajësuar ekzekutivin për dështim edhe në sektorë të tjerë, përfshirë shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën, prodhimtarinë e të tjerë.  

Gjithashtu, ai ka thënë se Qeveria nuk ka ndarë mjete as për projektin hekurudhor Prishtinë-Durrës. /Klankosova.tv