
Sulmuesi i përfaqësueses së Irlandës, Adam Idah, ka deklaruar se skuadra e tij ka nxjerrë mësime nga humbja 1-0 ndaj Kosovës në Prishtinë dhe se këtë herë është përgatitur ndryshe për përballjen e kthimit në Dublin.
Në një prononcim për “RTÉ Sport”, Idah ka pranuar se në ndeshjen e parë Irlanda ishte treguar tepër e kujdesshme në aspektin defensiv dhe nuk kishte shfrytëzuar sa duhet mundësitë në fazën sulmuese.
“Kur luajtëm kundër Kosovës për herë të parë, ndoshta ishim paksa shumë të orientuar drejt mbrojtjes dhe nuk sulmuam me atë që mundëm”, ka deklaruar ai.
Sulmuesi irlandez ka folur edhe për bashkëpunimin me Troy Parrott dhe Jack, duke vlerësuar se në ndeshjet e fundit kanë arritur të shfaqin më shumë nga potenciali i tyre ofensiv.
Idah ka qenë titullar në katër nga pesë ndeshjet e Irlandës në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Ai ka realizuar gol ndaj Izraelit, ndërsa ka asistuar në golin e shënuar nga Parrott kundër Austrisë. Në përballjen e zhvilluar në Prishtinë, megjithatë, ishte inkuadruar nga banka rezervë.
Sfida e kthimit në Dublin ka rëndësi të veçantë për të dyja përfaqësueset. Irlandës i nevojitet fitorja për ta siguruar pozitën e dytë në Grupin B3, ndërsa Kosovës i mjafton edhe një barazim për të arritur këtë objektiv.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali