
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar formacionin startues për ndeshjen e sontme kundër Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova do ta nisë takimin me këtë 11-she:
Në listën e publikuar, nga minuta e parë do të luajnë edhe Lindon Emërllahu, Elvis Rexhbeçaj, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.
Vedat Muriqi do ta mbajë shiritin e kapitenit.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Aviva” në Dublin, me fillim nga ora 20:45, dhe është e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Kosovës i mjafton të shmangë humbjen për ta përfunduar grupin në vendin e dytë dhe për të siguruar pjesëmarrjen në plejofin për promovim në Ligën A. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi