
Qytetarët e Vaganicës së Mitrovicës së Jugut po ankohen për rrezikun që po iu kanoset nga qentë endacakë.
Një qytetare e këtij vendbanimi i është drejtuar redaksisë së klankosova.tv ku shprehu shqetësimin e saj nga rreziku që po përballen banorët, sidomos fëmijët dhe kalimtarët.
Sipas një videoje të dërguar nga qytetarja, në një zonë të vetme shihen rreth 15 qen endacakë të cilët po qëndronin në tufë.
Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë edhe me drejtorin e Shërbimeve Publike të Mitrovicës së Jugut, Naser Muja, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.
Ja pamjet: