Arda Turan drejt stolit të Kombëtares së Turqisë

Arda Turan drejt stolit të Kombëtares së Turqisë

Written by

in

Ish-futbollisti i njohur i Atletico Madridit dhe Barcelonës shihet si një kandidat për të drejtuar përfaqësuesen turke, sipas raportimeve të mediave.

Turan, i cili gjatë karrierës si futbollist luajti në nivelet më të larta të futbollit evropian, tashmë është duke ndërtuar karrierën e tij në bankinë.

Emërimi i mundshëm në krye të Turqisë do të përbënte një hap të madh në rrugëtimin e tij si trajner, duke i dhënë mundësinë të drejtojë një kombëtare me ambicie të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Megjithatë, deri më tani, emërimi i tij mbetet në kuadër të raportimeve mediatike dhe pritet të shihet nëse do të ketë një konfirmim zyrtar.

Burimi: RTKLive