
Të reshurat e shiut që nisën pasditen e sotëm, kanë nisur të shkaktojnë telashe në komunikacion.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se rruga kryesore në Veternik të Prishtinës është vërshuar në tërësi.
Gjendja e rrugës po shkakton vështirësi në qarkullimin e veturave.
Ndërkaq, pamje tjera që kanë arritur në redaksi paraqesin situatë të ngjashme edhe poshtë rrugës së Veternikut, në drejtim të Rrethit me Flamur.
Pamjet mund t’i gjeni KËTU.