
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar pasardhësin e tij në krye të ekzekutivit të vendit.
Për deputetin e LDK-së, Albin Kurti dhe qeveria e tij janë duke dështuar në sektorin e energjisë.
Për këtë, Hoti ka marrë shkas raportimin e fundit se Qeveria e Kosovës ka shtyrë për në vitin 2029 projektin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike.
“Projektin e gazit e anuluan. Mjetet i orientuan drejt blerjes së baterive, duke harruar një fakt themelor, bateritë nuk prodhojnë energji, por vetëm e ruajnë atë. Fillimisht duhet ta kesh energjinë për ta ruajtur! Tani njoftojnë se edhe projekti i baterive është shtyrë deri në vitin 2029.”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai ka thënë se për tetë vjet kjo qeveri nuk ka krijuar kapacitete të reja për prodhimin e energjisë.
“Pra, nga viti 2021 deri në vitin 2029, tetë vjet për të blerë disa bateri për ruajtjen e energjisë, ndërkohë që nuk kanë krijuar kapacitete të reja për prodhimin e saj. Tetë vjet pritje, projekte të anuluara dhe energji e paprodhuar. Ky është bilanci i politikës së tyre energjetike!”, ka thënë Kurti. /Klankosova.tv