Situata në protestë është tensionuar sërish, pasi qytetarët janë përplasur fizikisht me forcat e policisë që ndodheshin në zonë. Tensionet kanë nisur pasi efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit, ndërkohë që këta të fundit pretendonin se po qëndronin në mënyrë paqësore në trotuar.
Pas përplasjeve, situata ka degraduar më tej dhe policia ka nisur shoqërimin e disa personave, mes tyre edhe aktivisti, Dritan Goxhaj.
Në këto momente, situata mbetet e tensionuar në terren, pasi protestuesit e tjerë po tentojnë të ndërhyjnë për të bllokuar ose larguar forcat e rendit, me qëllim lirimin e personave të shoqëruar. /Euronews.al/
– YouTube www.youtube.com